Kandidati nga AAK, Ruzhdi Matoshi ka prezantuar projektet infrastrukturore në rast se zgjedhet deputet.
“Do të jem një lobues i madh i rrugës Tetovë-Prizeren, që do ti bashkojë 600 mijë shqiptar, lobues i investimeve në kompleksin turistik Brezovica, sepse i përkas asaj zone dhe është e rëndësishme për Kosovën, ti ndaloj shpërnguljet nga Komuna e Shtërpces, do të punoj poashtu edhe për infrastrukturën turistike që duhet ta kenë disa fshatra të Kaçanikut, rrugë që e zhvillon Kaçanikun dhe që e lidh me Ferizajin, Runjevë-Gërlicë, njëkohësisht do të doja edhe nje pikë kufitare mes Tanushës dhe Dëbelldehut”, është shprehur Matoshi.
Në fund Matoshi përmendi edhe një kërkesë të qytetarëve kaçanikas, kyçja në Autostardën “Arbër Xhaferi”.