×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sa dekada më parë ishte përgatitur lufta në Kosovë – InDoks sjell për herë të parë hartat sekrete të Ushtrisë Jugosllave

    Insajderi
    08 January 2023 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shukri Aliu i cili ka dëshmuar në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviq për InDoks për herë të parë ka prezantuar hartat sekrete të Ushtrisë Jugosllave.

    Aliu tregon se dekada më parë ishte përgatitur lufta në Kosovë.

    Duhet filluar nga përgatitja e ushtrisë jugosllave gjegjësisht ushtrisë serbe në Kosovë. Unë po i përmendi vetëm disa që kanë ndodhur. Kryesisht është qeky supozimi numër 2 i armatës jugosllave ku shihet në hartë, janë të parapara të gjitha grupet terroriste të ashtuquajtuara atëherë shkijet qysh na kanë thënë neve shqiptari”, thotë ai derisa shënjëzon hartën.  

    Ai ka treguar edhe një supozim tjetër që Serbia kishte ndërmend.

    “…është vlerësimi politiko-ushtarak që në Kosovë po përgatit diçka e madhe, luftë kundër Serbisë dhe për dëbimin e popullatës serbe nga Kosova që nuk ka qenë e vërtetë fare. Vetëm të ju tregojë çka kanë paraparë ata 1983 edhe emërtimi i hartës është slloga (bashkimi).

    “Për kryesor është që këta i kanë parapa në Kosovë, ka grupe të organizuar në luftë kundër Jugosllavisë. Grupet kryengritëse, protesta, emigracioni shqiptar i botës krejt këto janë të parapara dhe janë supozuar se janë në Kosovë”.

    Këto harta, Aliu ka konfirmuar se janë bërë nga shërbimi ushtarak.

    “Prej këtij vlerësimi kalojmë tek ajo që është esenciale, supozimi numër 3 ku i kanë parapa të gjitha betejat e armatosura, operacionet ushtarake në territorin e Kosovës dhe ky është kufiri prej Shqipërisë, Maqedonisë ku duhet të shtrihet Serbia e madhe këtu e keni kufirin e vizatuar”, thotë ai teksa ofron dëshmi prek pikat kyçe të hartës që e ka pranë“.

    “Këto krejt janë bërë 1983 e këndej, Millosheviqi ka ardhë më vonë por pa marrë parasysh ata kanë qenë para Millosheviqit këtu më shumë punë ka Kisha, e cila e ka parapa dhe vlerësue që sllavizimi duhet të fillojë të ngrihet dhe janë ngrit në luftë kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës”, tha Aliu për InDoks të Gazetës Insajderi.

    Sipas tij, kjo hartë ende ekziston në Serbi dhe veprohet sipas saj.

    Në botë nuk ka kësi harta. Kjo është një kopje në shtabin e armatës serbë në Beograd ndoshta edhe kisha“, u shpreh ish-dëshmitari.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark