×
Show / Fashion

Sa e dëmtoni foshnjen tuaj nëse konsumoni duhan kur jeni shtatzënë

Insajderi
12 March 2019 - 14:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një studim i ri ka zbuluar dëmet e rënda që shkakton duhanpirja tek bebet ende të palindura.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kimikatet në cigare janë veçanërisht të dëmshme për qelizat në zhvillim të mëlçisë tek bebet.

Skuadra e udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut, por ku morën pjesë edhe Universitetet e Aberdeenit dhe Glasgowt, po ashtu zbuloi se nëna gjatë duhanpirjes dëmton mëlçinë e bebes shumë më shumë sesa të sajën.

Mëlçia është jetësore në pastrimin e substancave kimike dhe luan rol parësor në rregullimin e metabolizmit.

Pirja e cigareve, të cilat përmbajnë rreth 7000 kimikate, mund të dëmtojë organet e fetusit duke çuar në dëme që zgjasin për një kohë të gjatë në jetë.

Studimi është publikuar në revistën “Archives of Toxicology”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark