×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sa paguhen kryetarët e kryeqyteteve të rajonit, dhe ku qëndron Perparim Rama në këtë listë?

    Insajderi
    21 April 2023 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erion Veliaj është kryetari me pagën më mesatare nga krerët e tjerë të kryeqyteteve në rajon. Ai merr pagë mujore prej 1.555 eurosh.

    Paga e të parit të Tiranës nuk dallon shumë nga paga e kreut të Prishtinës, Përparim Rama, i cili për punën e tij paguhet 20 euro më shumë, ose 1.575 euro.

    I pari i Beogradit më së paku

    Nga të gjithë kryetarët e kryeqyteteve të rajonit, më së paku paguhet njeriu i parë i Beogradit, Aleksandar Shapiq, me 1.399 euro.

    Dallimi ndërmjejt pagës së tij dhe kolegut nga kryeqyteti i Sllovenisë, Lublanës, Zoran Jankoviq, është dy herë më shumë, i cili merr pagë prej 2.696 euro, dhe kreut të kryeqytetit të Kroacisë, Zagrebit, Tomislav Tomosheviq, që për një muaj paguhet 2.318 euro.

    Kryetarja e Shkupit më së shumti

    Ndër 6 vendet e Ballkanit, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, është në krye të listës sa i përket pagës mujore. Ajo për punën e saj paguhet 2.036 euro, duke lënë pas edhe kryetaren e Sarajevës së Bosnjë e Hercegovinës, Benjamina Kariq, që paguhet 1.510 euro në muaj dhe atë të Podgoricës, Olivera Injac, e cila merr 1.562 euro.

    Rekorderët e pagave

    Rekordi absolut për sa u përket të ardhurave në vendet e ish-RSFJ-së është kryetari i komunës së Bijeljinës, Ljubisha Petroviq, paga mujore e të cilit është 3.305 euro. Pas tij vjen kryetari më i paguar në Kroaci, njeriu i parë i Zarës, Branko Dukiq, i cili fiton 3.026 euro në muaj, ndërsa të ardhurat e kryetarëve të tjerë të qyteteve më të mëdha në rajon janë nën 3.000 euro, shkruan TRT Ballkan, përcjellë Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark