×
  • Showbiz
  • Show

    Sa para përfiton Meghan Markle nëse divorcohet nga Princi Harry

    Insajderi
    02 August 2023 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas raportimeve të mediave të huaja, martesa e Meghan Markle dhe Princi Harry është në periudhën më të vështirë pasi thanë “po-në” fatale. Pas daljes nga gjykata, çifti kontrovers ka qenë disa herë kryefjala e mediave, por duket se jo gjithçka po shkon ashtu siç është planifikuar.

    Martesa e tyre filloi të “shkërmoqet” që nga pandemia në 2020 dhe 2021 për shkak të problemeve financiare: dështimi i biznesit, recesioni ekonomik, si dhe vdekja e gjyshërve të Harryt: Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth II, të cilat e penguan çiftin të shkëlqejë në projektet e tyre.

    Nisur nga thashethemet për ndarjen e tyre, shtypi britanik filloi të spekulojë se çfarë do të merrte aktorja amerikane nëse vendos të divorcohej nga Harry. Thashethemet thonë se ekziston një marrëveshje paramartesore që do t’i siguronte Meghan një jetë të rehatshme në vitet në vijim.

    Megjithatë, ka edhe pretendime se Mbreti Karli III nuk ishte dakord me shumën e firmosur. Klauzola e supozuar thuhet se përcakton që Meghan duhet të marrë 80 milionë dollarë në mbështetje për fëmijët e tyre, Lilibeth dhe Archie, sipas The Daily Mail.

    Problemi financiar nuk është i vetmi ndërlikim në divorcin e tyre, duke qenë se Harry do të kishte kujdestarinë e plotë të fëmijëve, me të cilën sigurisht që Markle nuk është dakord dhe sigurisht që do të përpiqej të luftonte për kujdestarinë.

    Në mes të korrikut, çifti humbi marrëveshjen e tyre prej 20 milionë dollarësh me Spotify pasi podkasti i Meghan, “Archetypes”, nuk gjeneroi të ardhura të mjaftueshme për të marrë një zgjatje të sezonit të dytë. Dokumentari që ata bënë për Netflix, “Harry dhe Meghan”, që tregon historinë e tyre të dashurisë mes ngacmimeve mediatike, nuk arriti të nominohej për Emmy.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark