×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën për pastrimin e dhëmbëve?

    Insajderi
    29 February 2024 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Larja e dhëmbëve dy herë në ditë për rreth dy minuta është hapi i parë për të pasur dhëmbë të shëndetshëm.

    Por, ndonëse dhëmbët duhet mbajtur të pastër, ekziston edhe një çështje tjetër që duhet ta aplikoni lidhur me këtë; sa shpesh dhe kur duhet ta ndërroni furçën për pastrimin e dhëmbëve, shkruan Express.co.uk.

    Sipas profesionistes Dr. Safa Al-Naher, furça e dhëmbëve duhet të ndërrohet mesatarisht çdo dy muaj ose kur fijet e furçës të jenë shpupuritur.

    “Disa furça elektrike tani vijnë me një tregues, për t’ju lajmëruar se kur duhet ta ndërroni kokën e furçës së dhëmbëve. Kështu që kjo e bën të bukur dhe të lehtë”, deklaroi Al-Naher.

    Një pyetje tjetër, është edhe ajo se kur duhet të pastroni dhëmbët para ose pasi të keni ngrënë vaktin e mëngjesit.

    Dentistja Al-Naher këshillon njerëzit të mos i pastrojnë dhëmbët menjëherë pas çdo vakti gjatë ditës.

    “Duhet të prisni së paku 40 minuta pasi të keni ngrënë ushqim, kështu që ka logjik nëse i pastroni në kushte normale para se të hani”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark