×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sa u forcua pasaporta kosovare pas liberalizimit? – Kjo është renditja

    Insajderi
    11 January 2024 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Singaporit dhe Spanjës mund të lëvizin në 194 destinacione në mbarë botën numri më i lartë i regjistruar që kur Indeksi i Pasaportave Henley filloi të gjurmonte liritë e udhëtimit global për 19 vjet.

    Indeksi është krijuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe vendbanimin global me bazë në Londër Henley & Partners, duke përdorur të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror

    Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024

    Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Singapori, Spanja (194 destinacione)

    Finlanda, Koreja e Jugut, Suedia (193 destinacione)

    Austria, Danimarka, Irlanda, Holanda (192 destinacione)

    Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (191 destinacione)

    Greqia, Malta, Zvicra (190 destinacione)

    Republika Çeke, Zelanda e Re, Polonia (189 destinacione)

    Kanadaja, Hungaria, Shtetet e Bashkuara (188 destinacione)

    Estonia, Lituania (187 destinacione)

    Letonia, Sllovakia, Sllovenia (186 destinacione)

    Islanda (185 destinacione)

    Ku renditet Kosova, pas heqjes së vizave nga 28 vendet e zonës Schengen?

    Sipas Indeksit të Pasaportave Henley, Kosova më 2023 renditej e 101-ta në bota, ndërsa tani është ngjitur në vendin e 68-të. Qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 74 vende, derisa në 152 vende nevojitet viza.

    Shqipëria renditet e 48-ta në botë për fuqinë e pasaportës dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende të botës.

    Vendet ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza, dhe vendet ku kërkohet vizë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark