×
  • Showbiz
  • Show

    Sabiani: Jam kundër lidhjes me Keisin, por Kristi nuk duhet të dalë nga shtëpia e BBV

    Insajderi
    06 March 2023 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Sabian Medini u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” të shtunën që lamë pas, për të qenë afër vajzës së tij Keisit, e cila po nis një romancë me Krist Aliajn. Ai e ka thënë në të gjitha mënyrat se është kundër kësaj romance, megjithatë,  dëshiron që ta mbajë ende Kristin në “Big Brother Vip”.

    Në një bisedë të bërë së fundmi me vajzën e tij dhe Kristin, Sabiani u shpreh se Kristi nuk duhet të dalë dhe pas të martës duhet të flasin, duke e lënë publikun në pritje se çfarë do të ndodhë e do të diskutohet mes tyre.

    “Kristi nuk duhet të dalë, pas të martës do të flasim bashkë të gjithë. Nuk do dalësh, do rrish këtu, po dole ti, dal unë i pari. Do ulemi, do flasim, dua t’u shoh, ta dinë edhe njerëzit”- u shpreh Sabiani.

    Sabiani

    Kjo lëvizje e Sabianit vjen pas deklaratave të bëra më herët nga ai në shtëpi, ku ka shprehur se nuk ka hyrë në shtëpi për të penalizuar Kristin dhe lojën e tij, kështu me sa duket ai ka zgjedhur këtë mënyrë për ta ndihmuar Kristin t’i shpëtojë nominimit përballë Oltës dhe Armaldos.

    Keisi dhe Kristi

    Nga ana tjetër, Keisi është e vendosur të vazhdojë lidhjen e saj me Kristin. Edhe pse Kristi e Keisi kanë siklet nga prezenca e Sabit, nuk ngurojnë që qëndrojnë bashkë e të thonë deklarata të papritura. Ashtu erdhi ajo e Keisit ditën e djeshme, e cila deklaroi se nëse Kristi eliminohet nga ‘BBV’ do largohet edhe ajo. Luizi i tha se kjo nuk ndodh pasi nëse largohet edhe Keisi, ikën dhe Sabiani.

    Sabiani dhe Keisi

    Biseda:

    Kristi: Po sikur të dal unë?

    Keisi: Po dole, dal dhe unë.

    Kristi: Nuk ke nevojë të dalësh. Nuk dua unë të dalësh.

    Keisi: Po do dal se çfarë do bëj.

    Kristi: Aman sa të mirë të kam.

    Keisi: O Lui nuk e beson. I thashë po doli do dal dhe unë, se çfarë do bëj?

    Luizi: Nuk e bën, se po dole merr dhe Sabi pas.

    Keisi: Pse mendon se nuk vjen ai?

    Luizi: Kjo që the, e vendos më shumë Kristin në shtëpi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark