×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Sabri Hamiti zgjedhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

    Insajderi
    05 July 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur Akademik Sabri Hamitin anëtar të jashtëm të Akademisë.

    Profili intelektual i anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Sabri Hamiti dhe anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë është paraqitur nga Kryetari i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi.

    “Studiues i mirënjohur i historisë së letërsisë shqipe prej fillimeve deri në kohën e sotme; me botime të thelluara posaçërisht për autorë dhe zhvillimeve të mënjanuara, të ndaluara apo të përjashtuara në historishkrimin e letërsisë në Shqipëri e në Kosovë; i vlerësuar për rolin orientues të studimeve të tij në pikëpamje të shkollave letrare, duke përfshirë atë të grupimit “vox clamantis in deserto”; të ndërveprimit midis jetës dhe veprës së shkrimtarit; të përveçimit të tyre përmes stilit; me veprimtari universitare në gjithë hapësirën historike shqiptare; autor i mbi 50 veprave monografike studimore dhe letrare; fitues i shumë çmimeve kombëtare e mbarëkombëtare për merita shkencore e krijuese, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës” ka thënë akad. Gjinushi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark