×
  • Lajme
  • Lajme

    Sadik Halitjaha dëshmon në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

    Insajderi
    13 November 2023 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha është dëshmitari i 36-të i cili do të dëshmojë në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

    Nëndega e Organizatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mushtisht, kishte njoftuar më 7 nëntor se ish-eprori i UÇK-së, Halitjaha, është marrë nga Specialja.

    Halitjaha është ish-zëvendëskomandant i Zonës Operative të Pashtrikut.

    Halitjaha ishe ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe në tetor të vitit të kaluar.

    Më 19 tetor 2022, Halitjaha në llogarinë e tij në Facebook, kishte shkruar lidhur me Gjykatën Speciale, duke deklaruar se “më mirë një fund i një të keqe, sesa një e keqe pa fund!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark