×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sahatçiu: Bashkohuni në marsh për vendin tënd e për gjeneratat e reja

    Insajderi
    31 March 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 2 prill është paralajmruar të mbahet marshi i organizuar nga “Liria ka emër”, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

    Në lidhje me këtë organizim sot ka reaguar edhe nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e cila ka bërë thirrje për pjesëmarrje.

    “Sot ne mund të përkushtohemi të ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë falë luftës së UÇK-së për liri. Historia përveç se nuk përsëritet, kurrsesi nuk tjetërsohet. Bashkoju marshit paqësor për vendin tënd e për gjeneratat e reja që duhet të kujtojnë guximin e drejtë të plot burrave e grave për atdhedashuri”, ka shkruajtur Sahatçiu në Facebook./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark