×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sahiti mori goditje në fytyrë nga futbollisti portugez

    Insajderi
    11 August 2022 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti nga Kosova Emir Sahiti, u godit me shuplakë nga futbollisti i ekipit portugez Victoria Guimaraes.

    Po zhvillohej minuta e 45-të e ndeshjes Guimaraes – Hajduk, ku futbollisti Tiago Silva pas disa përplasjeve mes futbollistëve të të dyja ekipeve e goditi në fytyrë futbollistin kosovar.

    Portugezët arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat minimal por jo edhe ta eliminojnë ekipin kroat nga play-off i Conference League, pasi Hajduku i Splitit kishte fituar javën e kaluar me rezultat 3:1.

    Ndiqeni momentin kur Tiago Silva e goditi në fytyrë Emir Sahitin.

    Momentin mund ta ndiqni në minutën e 47:20.

    https://www.youtube.com/watch?v=QklJP2ZczR0

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark