×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sali Berisha me thirrje për pronarin e Facebook-ut e Twitter-it, kërkon të vihen masa ndaj Edi Ramës

    Insajderi
    13 January 2023 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shtruar një kërkesë interesante ndaj dy pronarëve të rrjeteve sociale, Facebook e Twitter. Berisha u ka kërkuar të marrin masa ndaj Edi Ramës, shkruan Insajderi.

    Sipas tij Rama po abuzon me rrjetet sociale.

    “Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të qytetarëve. PD do konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim. A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet dixhitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri që është bërë simbol i vjedhjes. Si mund ta duan njerëzit atë. Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën ‘like’, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi. Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vjedh, se është hajdut kongjenital, i papërmbajtur”.

    Gjatë konferencës, Berisha për mediat kërkoi që ata të ndëshkojnë atë që ai e quan “terrorin dixhital të Ramës”  ndaj punonjësve të thjeshtë.

    Së fundmi, dua të dënoj me forcën më të madhe, terrorin dixhital mbi administratën shqiptare nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Gjatë javës që shkoi është shpërndarë një aplikacion, që do e quaja aplikacioni i terrorit dixhital, funksioni i të cilit është regjistrimi dhe përllogaritja e ‘like-eve’. Ky përbën një terror psikologjik dixhital. Ky vendim absurd, primitiv, u mor nga Edi Rama pasi e pa veten të tejkaluar tërësisht nga Berisha në bilancin e botës dixhitale. Me gjithë blerjen, me gjithë dhjetëra-mijëra euro që ka shpenzuar për të blerë ‘like’ dhe llogari false, kalon në një hap të paimagjinueshëm që të detyrojë punonjësit e administratës të bëjnë ‘like’ dhe t’ua masë këtë me aplikacion”, shtoi Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark