Gentrit Salihu ka kompletuar transferimin te Porto, duke nënshkruar një kontratë me gjigantin portugez.
Ai fillimisht do të luajë në skuadrën U-19 të FC Portos.
Djaloshi që sapo ka mbushur 18 vjet në qershor, luan si mesfushor mbrojtës, ndërsa do të stërvitet nga José Tavares.
Në edicionin e fundit ai luajti me Besën e Pejës, ku shënoi dy gola dhe dha një asistim në 29 ndeshjet e luajtura në Superligë.
Gentrit Salihu u mirëprit nga António Frasco, një ish-mesfushor i Portos, tani ndihmëstrajner i U-19.
Lojtari është shprehur i lumtur me kalimin e tij tek klubi i njohur evropian, që ka fituar më parë edhe Ligën e Kampionëve.
“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të mbërrijë në klubin më të madh në Portugali. Mezi pres të bashkohem me ekipin dhe jam i entuziazmuar për të filluar stërvitjet dhe ndeshjet”.
“Unë jap gjithçka nga vetja çdo ditë dhe punoj shumë, sepse kjo është mënyra e vetme që ëndrrat e mia t’i bëjë realitet”.
“Dua të ndihmoj ekipin të jetë më i fortë dhe dua të jem më i mirë edhe vetën. Ne kemi një grup të bashkuar dhe konkurrues që dëshiron të ndihmojë FC Porton të jetë me e suksesshme”, ka deklaruar lojtari.