×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Salihu: Kurti e lavdëron Ivanoviqin, por nuk e përmend Hashim Thaçin

    Insajderi
    17 February 2023 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Politologu kosovar, Fitim Salihu ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti as këtë 17 Shkurt nuk e ka përmendur ish-kryeministrin Hashim Thaçi, i cili kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë.

    Salihu tha se Kurti e lavdëron Oliver Ivanoviqin që u dënua për krime lufte ndaj shqiptarëve, por, jo edhe Thaçin që e ka lexuar deklaratën e pavarësisë.

    Albin Kurti e lavdëron Oliver Ivanoviqin që është dënu për krime lufte ndaj shqiptarëve, por në Ditën e Pavarësisë as e përmend Hashim Thaçin që e ka lexu deklaratën e pavarësisë“, ka shkruar Salihu.

    Sot gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, e cila është mbajtur për nder të 15-vjetorit të pavarësisë, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë anashkaluar sërish ish-kryeministrin Hashim Thaçi edhe ish-krerët tjerë të UÇK-së, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark