×
Insajderi / Insajderi

Sallahu citon raportin e Institutit Zviceran: Një person i tretë e ka vrarë zotëri Deharin në burg

Insajderi
20 February 2023 - 21:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në emisionin “Debat Plus” ka thënë se sipas raportit të parë të Institutit zviceran thuhet se brenda qelisë së Astrit Deharit ka qenë një person i tretë.

Sipas tij, ky person i tretë ka ndërhyrë në vrasjen e Astrit Deharit: “Një person i tretë e ka vrarë zotri Deharin në burg”

“..ai zviceran (Instituti) e ka cilësuar që ka qenë një person i tretë brenda burgun dhe ai person ka ndërdyrë në këtë rast, ai person ka ndërhyrë në vrasjen e Asitrit Deharit.”, ka thënë Sallahu.

Ndërsa gazetari në studio ndërhyn duke i thënë se në raport nuk thotë që e ka vrarë, por mund te ketë ndërhyrje nga një person i tretë.

“A ua jep të drejtën juve që të thoni se ka qenë vrasje”, e pyet gazetari.

Ndërsa, sa i përket video-incizimeve nga kamerat e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga ku janë zhdukur mostrat, Sallahu ka thënë se ajo incizimet dhe provat e tjera i ka marrë Polici e Kosovës dhe Prokuroria.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark