×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sami Kurteshi: Amerikanët e dinë se Kurti nuk luan qo** me ta

    Insajderi
    31 January 2023 - 00:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka eskaluar me gjuhën e përdorur në një debat televiziv, shkruan Insajderi.
    Derisa po fliste për raportin e Qeverisë Kurti me amerikanët, ai ka përmendur edhe organet gjenitale.

    Kurteshi tha se amerikanët, i duan figurat që nuk janë të korruptuara, që e mbrojnë integritetin territorial të tyre, që s’janë kriminel dhe as të shantazhuar.

    Madje sipas tij, zyrtarët amerikanë janë duke e parë këtë frymë edhe në Kosovë, me qeverisjen aktuale, duke thënë amerikanët e dinë se Kurti nuk luan ‘qo** me ta’.

    Unë e njoh politikën amerikane. Nuk ka nevojë me m’tregu qysh mendoj. Amerika qëndron pas cdo politike dhe personi, që respekton disa parime edhe në pjesë të ndryshme të botës. Në Kosovë qëndron pas njerëzve që nuk i shkelin të drejtat e njeriut, që s’janë të korruptuar, që s’janë të shantazhuar, që s’janë kriminelë e që punojnë për të mirën e vendit të tyre. Dhe, natyrisht që e mbrojnë integritetin territorial të tyre. Amerikanët nuk thonë kot “I am American”, edhe kush i prekë, i hanë dreqi. Prandaj, edhe ata janë tu e pa që Kosova është duke e bërë pikërisht këtë. Ata që e duan Kosovën, janë krenar që jetojnë këtu. Amerikanët i duan këto profile të njerëzve”, u shpreh Kurteshi në Prime Time.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark