×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sami Lushtaku me akuza të rënda: Kurti argat i Serbisë

    Insajderi
    15 November 2023 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari PDK-së, dega në Skenderaj, Sami Lushtaku e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti ‘argat të Serbisë’.

    Këto komente z. Lushtaku i bëri ndërsa dha vlerësimin kritik për draftin evropian të statutit të asociacionit, për të cilin dokument janë pajtuar Kurti dhe Vuçiq në Bruksel.

    Lushtaku tha se tashmë marrëveshja në terren ka nis të zbatohet.

    Nuk dyshoj që skenari Vuçiq-Kurti ka ndodhë nga targat, një skenar i përgatitur mirë në Beograd. Marrëveshja ka filluar ta zbatohet. Këto janë mendimet e Sami Lushtakut. Kurti është argat i Serbisë, pikë. Partitë politike duhet me qenë më të qarta, koherente dhe të qëndrueshme”, pohoi kryrtari Lushtaku, që drejton degën e PDK-së në bastionin e këtij subjekti politik“.

    Çka e lidhë Albin Kurtin me Kosovën. As të ardhmen nuk e sheh në këtë vend. Tash ta shohin njerëzit, ai as familjen se ka në Kosovë. Unë veç nipa e mbesa i kam katërmbëdhjetë, nuk e kam ndërmend të iki nga këtu. Albini do ta kryen madantin dhe do të ikë nga Kosova, nuk e lidhë asgjë me këtë vend”, tha Lushtaku për KosovaLive.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark