×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Samiti i Brdo Brijunit në Shkup, ja cilat janë tri temat kryesore të takimit

    Insajderi
    11 September 2023 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri tema kyçe do të jenë në fokus të takimeve gjenerale mes presidentëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Brdo Brijunit, duke u fokusuar kryesisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian meqë ky takim vjen pas samitit të Bledit në Slloveni që u mbajt në nivel kryeministrash dhe ku u përmend edhe viti 2030 si plan i Bashkimit Evropian sa i përket zgjerimit të unionit dhe pranimit të shteteve të reja në kuadër të familjes evropiane.

    Në dy temat tjera do të diskutohet lidhur me çështjet e ndryshimeve klimatike dhe po ashtu edhe politikave ballkanike sa i përket tentimit të mbajtjes së njerëzve të rinj brenda shteteve ballkanike që të mos migrojnë nëpër vendet perëndimore.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të jetë prezente në takim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark