Amir Rrahmani do e nis ndeshjen kundër Sampdorias si titullar, në ndeshjen e vlefshme të Serie A, shkruan Insporti.com.
Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti i ka besuar përsëri kapitenit të Përafaqësueses së Kosovës, duke e inkuadruar nga minuta e parë për këtë sfidë.
Rrahmani ndeshjen e kaluar të Napolit kundër Udineses shënoi golin e parë me fanellën e Napolit.
Napoli pas katër ndeshjeve në Serie A ka maksimumin e pikëve, 12.
Ndeshja Sampdoria – Napoli nis nga ora 18:30. /Insporti.com/