×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Samsung shënon fitim rekord

    Insajderi
    27 July 2017 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shitjet e qëndrueshme të çipeve të memorjes dhe paneleve të ekraneve dërguan Samsung në fitime rekord duke u pozicionuar si kompania teknologjike më fitimprurëse në botë.

    Rezultatet e fuqishme vinë pas një viti turbullues kur lideri de fakto u arrestua nën akuzat e korrupsionit dhe skandali i Note 7-ës i shkaktoi miliard dollar humbje.

    Por vështirësitë nëpër të cilat kaloi Samsung tashmë janë thjesht një kujtim për investitorët të cilët më shumë se kurrë janë të fokusuar në financat e shkëlqyera të kompanisë dhe çmimit në rritje të aksioneve.

    Në tre mujorin e kaluar Samsung parakaloi Intel për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i çipeve. Shitjet u rritën me 20% në 61 trilion won. Biznesi i semikonduktorëve me 8 trilion won fitim zuri gjysmën e fitimit total prej 14.4 trilion won.

    Divizioni mobil i kompanisë është në rrugën e duhur pasi postoi 4.1 trilion won fitim falë shitjeve të fuqishme të Galaxy S8-ës.

    Në fund të muajit Gusht kompania do të prezantojë Galaxy Note 8-ën i cili ka shansin të zhbëjë atë që bëri paraardhësi i tij.

    Biznesi i ekraneve gjithashtu pati fitime rekord prej 1.7 trilion, kjo falë shitjeve të ekraneve OLED tek Apple.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark