Samsung Display ka rritur kapacitet sidomos me partneritetin e ri me Apple ku do të prodhojë ekran OLED për iPhone 8.
Samsung Display do të ndërtojë fabrikën më të madhe në botë të prodhimit të ekraneve OLED me 30% më shumë kapacitet sesa fabrikat aktuale të kompanisë.
Raporti vjen nga media Koreane ET News e cila thotë se prodhimi në masë nga fabrika do të filloi në 2019-ën dhe do të prodhohen 180,000-270,000 panele çdo muaj.
Samsung Display ka rritur kapacitet sidomos me partneritetin e ri me Apple ku do të prodhojë ekranet OLED për iPhone 8.
Ky telefon pritet të debutojë gjatë Vjeshtës dhe sipas disa raportimeve Apple ka porositur 70-92 milion panele OLED nga Samsung.
Një tjetër raport nga Koreja e Jugut thotë se në 2019-ën e gjithë linja iPhone do të ketë ekrane OLED. /PCWorld Albanian