Samsung Galaxy S8 po kalon një moment të shkëlqyer. Sipas një raporti nga The Investor ku citon firmën analitike Strategy Analytics, shitjet e Galaxy S8 dhe S8 Plus (http://bit.ly/2uo7mjS) kanë arritur në 20 milion njësi muajin e kaluar.
Raporti thotë se Samsung ka shitur 278.800 S8 dhe S8 Plus çdo ditë që nga debutimi në muajin Prill. Edhe pse nuk e dimë sesi krahasohen këto shitje me S7, Samsung ka thënë se S8 dhe S8 Plus janë më popullorë se paraardhësi.
Dy javë më parë shefi i Samsung Mobile, Dj Koh, tha se flagshipët më të fundit të kompanisë janë shitur 45% më shumë sesa Galaxy S7.
Gjithashtu raportohet se gjatë një konference Samsung kishite thënë se shitjet e S8-ës kanë qenë sa dyfishi i S7.
Suksesi i Galaxy S8-ës nuk u pengua aspak nga LG G6 edhe pse ky i fundit debutoi disa javë më parë. Ndërsa Galaxy S7-ta vitin e kaluar performoi mirë sepse doli në shitje përpara LG G5. /PCËorld Albanian