Nuk ka asnjë surprizë, Alex Sandro do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit aktual.
Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi bardhezi, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2024, nuk do të rinovojë me “zonjën e vjetër” dhe do të jetë një lojtar i lirë verën e ardhshme.
Drejtuesit e klubit italian kanë vendosur që të mos negociojnë me brazilianin për një zgjatje të bashkëpunimit, madje kanë nisur kërkimin për zëvendësuesin e tij, që të jetë sa më shpejt në dispozicion të Massimiliano Allegrit.
Alex Sandro u bashkua me Juventusin në sezonin 2015-2016 dhe deri më tani rregjistron 315 ndeshje, 15 gola dhe 33 asiste me fanellën e klubit me më shumë tituj në Itali.