×
  • Sport
  • Sport

    Santos para ndeshjes së nersëme: Shqipërinë e njoh mirë, janë përmirësuar

    Insajderi
    09 September 2023 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria pret të dielën në Air Albania, Poloninë. Një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatet e kuqezinjve në këtë fushatë eliminatore për Euro 2024. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i polakëve Fernando Santos u shpreh se e vlerëson shumë Shqipërinë dhe se e njeh mirë forcën e saj edhe nga përballjet në të kaluarën.

    A do të ishte dështim barazimi me Shqipërinë? “As unë dhe as trajneri i Shqëiprisë nuk hyjmë për barazim, secila skuadër do të luajë për të fituar. Shqipëria është një kundërshtar me shumë cilësi, do të luftojmë. Është një skuadër që zhvillohet vazhdimisht, kam qenë në krye të një skuadre që është ndeshur me Shqipërinë në 2016 dhe jam i vetëdjishëm për forcën e tyre.

    Është një skuadër e mirëorganizuar dhe me cilësi shumë më të mirë se më para. E njoh mjaft edhe trajnerin e kundërshtarëve. Është një skuadër që di të mbrojë dhe të sulmojë, është e organizuar dhe nesër të dyja skuadrat do të luajmë për fitore”.

    Çfarë ndodh nëse humbisni nesër, trajneri Sylvinho nuk ka humbur pas sfidës me Poloninë? “Në futboll dikush fiton, dikush humbet. Në rast se fitojmë do të shikojmë ndeshjet e radhës dhe do ta kemi vetë në dorë fatin tonë, në të kundërt do të varemi nga të tjerët”.

    Rikthimi i Krychowiak pas një kohe të gjatë? “Në vendimmarje udhëhiqem nga analizat, më ka ndodhur edhe më parë. Kam fituar kampionate me lojtarë të cilët i kam takuar vetëm dy ditë. Thërras lojtarë në bazë të nevojës momentale, nuk kam preference personale kur vjen pun ate lojtarët”.

    Atmosfera? “Morali është shumë i mirë dhe kështu ka qenë gjithmonë, pavarësisht ccfarë ndodh në fushë, në dhomat e zhveshjes jemi një skuadër e vërtetë. E njohim potencialin e Shqipërisë dhe nesër do të përpiqemi me të gjitha forcat për një rezultat pozitiv”.

    A ke analizuar ndeshjen me Shqipërinë para dy vitesh? “Ndeshja Poloni-Shqipëri ka qenë ndër të parët që kam parë dhe analizuar kur mora drejtimin e kombëtares, por janë të ndryshme sepse janë ndryshuar lojtarë dhe trajnerë, nuk ka vend për krahasim. Nëse mund të krahasoj është ndeshja e parë ndaj Shqipëqrisë në këtë edicion, por çdo ndeshje është një histori më vete.

    Një skuadër si Polonia duhet të dijë që të ketë një lojë të organizuar dhe nuk mund të mbështetet vetëm te kundërsulmi. Nëse krijohet mundësia atëherë është në rregull, por jo gjithnjë. Goli mund të vijë në minutën e 80 apo 90, rëndësi ka të fitojmë. Kemi bërë një analizë të detajuar Shqipërisë, më shumë edhe se skuadrës së Ishujve Faroe”./ SuperSport/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark