Një prej formateve më të pëlqyera televizive po rikthehet së shpejti.
Pas tri edicioneve të suksesshme, duket se përgatitjet kanë nisur për sezonin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania.
Kështu të paktën ka njoftuar përmes rrjeteve sociale producentja e këtij emisioni, Sara Hoxha.
Ajo shfaqet duke pirë një kafe në mëngjes, ku si mbishkrim ka: “Big Brother VIP 4 po vjen”.
Mbase edicioni i katërt do të nisë në fund të këtij viti, siç ndodh rëndom, edhe pse akoma nuk ka një datë definitive.
“Mirëmëngjesi”, ka shkruar ajo.
Edhe sivjet nuk do të mungojnë personazhe e karaktere të veçanta që vetëm ky format di të sjellë./Telegraf