×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Sara kërcënon menaxherin e Bardhit

    Insajderi
    11 March 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas daljes së Bardhit nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, për shkaqe shëndetësore të nënës së tij, drama në jetën e tij personale me ish-banoren e po të njëjtës shtëpi Sarën nuk ka të ndalur

    E dashura e Bardhit Sara Gjordeni, me anë të një postimi në Instastory, ka hedhur akuza të forta ndaj menaxherit të tij, Jetmir Agaj.

    Sara ka kërkuar që Bardhi të mos ketë frikë dhe të veprojë sipas mendjes së tij, duke i bërë thirrje që të mos lejojë që menaxheri të ndikojë në marrëdhënien e tyre. Ajo ka sugjeruar se Jetmiri ka pasur për qëllim që t’i ndajë ata, por sipas saj, ai nuk ka arritur të realizojë këtë synim.

    Ish-banorja duke iu drejtuar menaxherit të Bardhit, Jetmirit, ka shkruar: “Po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh! Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë prej heshtjes, po dije që prapë për hatër të Bardhit. Edhe një story sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër! Give up bro nuk arrite të nan dash it’s stronger than you. Boll kërkove vëmendje me zor”.

    Më pas erdhi edhe një reagim i Fation Kuqarit, gjithashtu ish-konkurrent i BBVA, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj deklaratave të Sarës. Duke iu referuar postimeve të saj në rrjetet sociale, Kuqari ka akuzuar ish-missin për veprime që kërkojnë të tërheqin vëmendjen e publikut.

    Në InstaStory Fation Kuqari ka shkruar në mënyrë kritike: “Turp. Ua sa turp. Prapë s’ka të ndalur, turp. Çfarë nuk bën për vëmendje, turp. Kur e do me zor famën dhe follow të marrin në qafë.“

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark