×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sarrazin në Kosovë pas sulmit në veri, takohet me Kurtin

    Insajderi
    25 September 2023 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisarin për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është duke qëndruar në Kosovë pas sulmit të djeshëm ndaj policisë së Kosovës nga një grup terrorist serb, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

    Sarrazin është në takim me kryeministrin Kurti që nga ora 10:00, dhe takimi është duke vazhduar ende në objektin e Qeverisë.

    Në Kosovë është shpallur ditë zie, vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani në shenjë respekti për policin e vrarë në afërsi të Banjskës.

    Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën, ka vendosur që e hëna e 25 shtatorit të shpallet ditë zie kombëtare për nder të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të Kosovës.

    Të dielën në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga një grup i armatosur, ku një polic është vrarë, një është plagosur e një tjetër është lënduar.

    Institucionet e Kosovës kanë reaguar për rastin, ku të njëjtin e kanë cilësuar sulm terrorist.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark