×
  • Lajme
  • Insajderi

    SBASHK dorëzon kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit

    Insajderi
    01 September 2022 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tanimë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (SBASHK), ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, shkruan Insajderi.

    Kështu bëri me dije kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj  në konferencën për media.

    Ai u shpreh se ata po kërkojnë para nga shtetit dhe jo nga xhepi i Muratit.

    “SBASHK-u e ka dorëzu në organin gjegjësisht në prokurori kallëzimin penal ndaj z.Hekuran Murati . Kur te thirrin le ti qet letrat, thuajse janë parat e tij. Nuk e ka pru atë buxhet prej shtëpisë së vet. Ne nuk po i themi Hekuran ana rrogën tënde…”, ka thënë Jasharaj.

    Sipas Jashrajat njeriu më i turpëruar pas përfundimit të grevave do të dalë, Hekuran Murati.

    “Edhe grevat kanë me u kry dikur, por dikush ka me u turpëru e ai që ka me u turpru më së shumti është Hekuran Murati i cili po bën goditje të ulta, po don më na tutë dhe minsitrja Nagavci sepse do të duhej të ishte zëri jonë”, tha Jasharaj para gazetarëve përcjell Insajderi.

    “Unë jam ndër njerëzit krenar në Kosovë sepse më keni besuar këtë pozitë, kurrë në jetë nuk do t’ju zhgënjejë”, tha ai.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media të hënën tha se ligji, por edhe praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin t’i paguajë punëtorët për kohën sa janë në grevë.

    “Praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajë punëtorët për kohën sa janë në grevë. Besoj se si gazetarë dhe medie, po edhe sindikalistët mund të shikojnë dhe të gjejnë rastet në Evropë, siç janë Suedia, Norvegjia, madje edhe Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, pra kudo kur punëtorët hynë në grevë, grevistët mbulohen nga sindikata. Çdo sindikatë ka kontributet që mbledh nga anëtarët e saj dhe e krijon fondin për greva. Në këtë rast kur vendoset të hyhet në grevë, punëtorët kompensohen nga ai fond për ditët që nuk janë në punë”, ka deklaruar ai.

    /GazetaInsajderi  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark