Gjilani e ka mbyllur më herët se që pritej aventurën në garat evropiane.
Skuadra që drejtohet nga Zekirija Ramadani e ka zhvilluar sot ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të parë eliminator në Ligën e Konferencës.
Në ndeshjen që u zhvillua në “Daugavas stadions”, Gjilani pësoi humbje me rezultat 3:1.
Karasauskas (’49), Belakoviq (’64) dhe Dodo (’88) i shënuan golat për skuadrën letoneze.
Kurse, për gjilanasit, golin e nderit e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 51-të.
Kështu, me rezultat të përgjithshëm 3:2, Gjilani eliminohet nga garat evropiane.
Në rundin e dytë eliminator, Liepaja do të ndeshet me gjigantin zviceran, Young Boys.