×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Scholz zbulon datën e ardhshme të Samitit të Berlinit në Tiranë

    Insajderi
    07 March 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Samiti i Berlinit do të mbahet në Tiranë në vjeshtë të këtij viti. Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Berlin, Gjermani, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kancelarin Olaf Scholz bëri publike edhe datën.

    “Datën e propozuar nga pala gjermane dhe e pranuar prej nesh 16 tetori i këtij viti ku do punojmë bashkarisht e zyra e kancelarit do angazhohet për ta shoqëruar samitin dhe me një forum të biznesit me praninë e bizneseve të rajonit dhe të bizneseve gjermane”, tha Rama.

    Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare tha se ky do të jetë një samit “që do vazhdojë në rrugën e celur, thellimin e procesit, do trajtojë bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për t’u arritur e do fuqizojë bashkëpunimin në rajon”.

    Lidhur me ‘disa aspekte të jetës ekonomike, financiare dhe sociale në Ballkanin Perëndimor’, Rama në fjalën e tij tha se ka diskutuar me Scholz “domosdoshmërinë që BE të hedhë një hap më tutje në funksion të mbështetjes së fuqizimit të mekanizmave që do e bëjnë këtë konceregjencë të realizueshme”.

    Fjala e kryeministrit Edi Rama: Samiti i procesit të Berlinit spostohen në rajon për herë të parë dhe jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi i zhvillimit të këtij samiti.

    Do jetë një samit që do vazhdojë në rrugën e celur, thellimin e procesit, do trajtojë bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për t’u arritur e do fuqizojë bashkëpunimin në rajon.

    Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat që Gjermania është një bashkëudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejtë.

    Kemi diskutuar dhe për disa aspekte të jetës ekonomike, financiare dhe sociale në Ballkanin Perëndimor, për disa elementë të rëndësishëm të koncergjencës së standarteve të jetesës në BE dhe domosdoshmërinë që BE të hedhë një hap më tutje në funksion të mbështetjes së fuqizimit të mekanizmave që do e bëjnë këtë konceregjencë të realizueshme.

    Kemi folur dhe për procesin e integrimit dhe sfidat e tij, proces i bazuar te merita individuale e cdo shteti, ku ka shumë punë për të bërw e se si Gjermania mund të na ndihmojë me më shumë burime njerëzore në mbështetjen për gjithë atë makineri që duhet ngritur në funksion të përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore për tu adoptuar tërësisht me BE.

    Diskutuam dhe për rajonin, Shqipëria, Qeveria dhe unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në këndvështrimin tonë është një plan shumë përmbajtësor dhe shumë realist që sjell normalizimin e nevojshëm e shumëpritur, e të cilin të dyja palët duhet ta trajtojnë jo vetëm me seriozitetin maksimal por kurajon e domosdoshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark