Michael Schumacher, njëri prej pilotëve më të mirë në Formula 1, nuk është parë në publik që prej vitit 2013, kur ai pësoi një aksident të rëndë gjatë skijimit në Alpet e Francës.
Më 29 dhjetor, Schumacher ishte duke skijuar në Meribel, kur doli nga pista dhe e goditi kokën për shkëmbinj, shkruan FrontOnline.
Që prej atëherë, ka vazhduar lufta për jetën e tij.
Schumacher ishte i vetëdijshëm për rrezikun që do ta kishte.
“Pak para se të shkonim në Meribel, ai më tha se bora nuk ishte optimale. Mund të shkojmë në Dubai dhe të hidhemi me parashutë”, ka thënë gruaja e tij, Corina në një dokumentar.
Corina foli për këtë me lot në sy.
“Nuk e kam fajësuar Zotin për atë që ndodhi. Ishte fat i keq, më i keqi që mund të ndodhte. Më mungon Michael çdo ditë, por ai është këtu”, tha ajo mes tjerash.