×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Se nuk han ma bukë”, kërcënohet me jetë gazetari i Klan Kosovës

    Insajderi
    08 November 2023 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Herolind Ademi është kërcënuar me jetë, kështu ka njoftuar AGK.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK thanë se janë të shqetësuar pas kësaj.

    AGK-ja, shpreh shqetësim të thellë dhe e konsideron si të papranueshëm dhe shumë të rrezikshëm mesazhin e këtij individi ndaj gazetarit. Redaksia e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja, e fton Policinë që me urgjencë ta trajtojë rastin dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i ofruar sigurinë e nevojshme gazetarit. Gjithashtu, organet e drejtësisë duhet ta bëjnë punën e tyre pas këtij kërcënimi, në mënyrë që puna e gazetarit dhe e redaksisë të vazhdojë në mënyrë të papenguar“, thuhet në reagim.

    Redaksia e emisionit KIKS Kosova në Klan Kosova, e ka njoftuar AGK-në, për kërcënimin që i është bërë gazetarit, Herolind Ademi, për shkak të hulumtimit që është duke realizuar për piraterinë e IPTV.

    Qytetari B.B, i ka dërguar disa mesazhe telefonike, Ademit duke e kërcënuar me jetë për shkak të përgatitjes së raportit, ku ai është një nga subjektet.

    Një pjesë e mesazhit shqetësues është:

    “Haver, vec mbyllunse sakt ta kam adresen pot tregoj veq mbyllun dhe kos dil. Vec pot kallxoj terheku prej meje e mos munperzij se nuk han ma buk. Fol me kon dush pot kallxoj mos mu perzij ne pun te mija qe din me jetu edhe naj dit qikaq di met than pik”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark