×
  • Sport
  • Sport

    Seanca e dytë: Broja mungon në stërvitje, rikthehet Gjasula

    Insajderi
    10 October 2023 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jo gjithçka po shkon ashtu siç duhet për formacionin kuqezi, i cili do të zbresë në fushën e “Air Albania” më 12 tetor, ora 20:45 për “finalen” me Çekinë.

    Në stërvitjen e pasdites së sotme ka munguar sulmuesi, Armando Broja, i cili ka shfaqur probleme me gjurin e majtë.

    Kështu, stafi ka preferuar që të mos rrezikojë, duke e lënë pushim. Gjatë ditës së nesërme do të mësohet nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Çekinë.

    Stërvitje e diferencuar për mesfushorin, Keidi Bare, i cili ka probleme fizike dhe akoma nuk është i gatshëm për tu bashkuar me grupin në stërvitje të plotë.

    Ndërkohë, është rikthyer Klaus Gjasula. Mesfushori, ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore dhe gjatë ditës së sotme është rikthyer në radhët e kuqezinjve, për të marrë pjesë vetëm në seancën e fundit stërvitore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark