×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Seanca nisi me vonesë, Konjufca tregon arsyen

    Insajderi
    15 September 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Seanca e sotme e para për sesionin vjeshtor e Kuvendit të Kosovës, ka nisur 30 minuta me vonë.

    Me këtë shkak, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tregon se pse nisi me vonesë seanca duke ju kërkuar falje nga deputetët.

    “Ju kërkoj ndjesë për vonesën sepse po e shënoja Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë”, tha ai.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica, ishte ndër deputetët e parë të kësaj partie që arriti në sallën e Kuvend.

    Ajo ishte e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, dhe shefi i saj i ri, Lumir Abdixhiku dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

    Për deputeten më të re, LDK-ja siç duket ka rezervuar ulësen në rendin e parë të deputetëve, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark