×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sefaj për pagat: Mund t’i quaj vitra e asgjë tjetër

    Insajderi
    28 February 2023 - 19:42

    Udhëheqësi i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civil, Ali Sefaj ka shprehur pakënaqësinë dhe revoltën ndaj Qeverisë pas ekzekutimit të pgave sipas ligjit të ri në sektorin publik.

    Sefaj tha për Insajderin se këto paga ai i quan “Vitra” dhe asgjë më shumë.

    Sipas tij mësimdhënësve nuk u janë ekzekutuar pagat në atë vlerë siç u premtua. Ai tha se Ministria e Financave premtoi rritje deri 175 euro kurse tash del të jetë vetëm 80 euro.

    “Këto paga muj me i quajt thjeshtë Vitra, edhe bash asgjë më shumë se ashtu. Domethënë ne varësi prej pozicioneve rritja prej 20-30 euro deri në 60-të duhet të jetë diku 40 euro më e larta 80. Nuk mbërrin shuma tjera, tallje e madhe me administratën tonë”, tha ai për Insajderin.

    Të pakënaqur me ekzekutimin e pagave sot kanë qenë edhe policët, zyrtarët korrektues e zjarrfikësit. /Gazeta Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark