×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari britanik për dërgimin e trupave: Do ta ruajnë paqen në Kosovë

    Insajderi
    01 October 2023 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ”Unë e di që ushtarët tanë në Kosovë do të na bëjnë krenarë”, ka thënë Rt Hon Grant Shapps, sekretar i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në fjalimin e tij, ai tha se 200 forca do t’iu bashkohen forcave aktuale paqeruajtëse në Kosovë.

    Ky shtim i trupave ndërkombëtare në Kosovë vjen pas sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

    Pas asaj ngjarjeje, sekretari britanik i mbrojtjes tha se ka pasur kërkesë urgjente të NATO’s për shtimin e forcave.

    ”Pas një kërkese urgjente të NATO-s, kam autorizuar aktivizimin e një batalioni të ushtarëve britanikë për të ruajtur paqen në Kosovë”.

    “Në ditët në vijim, qindra burra dhe gra do të vendosen për të garantuar sigurinë dhe lirinë e të gjithëve në Kosovë dhe e di që do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark