×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sekretari i PDK-së publikon flet-qortimin policor: Kurti, njeriu i fjalëve të mëdha

    Insajderi
    31 October 2022 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas vendimit zyrtar nga data 1 nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

    Për këtë ka reaguar edhe sekretari i PDK-së Betim Gjoshi ai e quajti Kurtin si njeri të fjalëve të mëdha. Ai tha se Kurti e ka reduktuar sovranitetin më këtë veprim.

    “Albin Kurti, njeriu i fjalëve të mëdha për shtet e ka reduktuar sovranitetin e Republikës së Kosovës në këtë letër”, shkroi ai në profilin e tij në facebook.

    Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark