×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sekretari i SBASHK-ut tha se Nagavci ka qëllim të përçajë sindikatën, i kundërpërgjigjet Ministrja

    Insajderi
    05 October 2022 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është e ftuar në një intervistë në ATV. Ndërsa në lidhje direkte për temën u lajmërua sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

    Ymeri tha se Qeveria Kurti ka për qëllim të përçaj sindikatën, shkruan Insajderi.

    Qeveria ka për qëlllim të përçaj sindikatën.T’I lëmë shantazhet dhe t’I lejm presionet. Këto tentime janë për përçarje”, tha Ymeri.

    Ndërsa Nagavci iu kundërpërgjigj kësaj deklarate të Ymerti.

    Ajo tha se qëllimi i saj dhe i Qeverisë së Kosovës është që nxënësit të shkojnë në shkollë dhe të mësojnë.

    Qëllimi im dhe i Qeverisë është që të ofërohet mësim për nxënësit. Mësimi të zhvillohet me rregull, dhe të jap rezultattet e duhura. Dhe askush të mos pengoj fëmijët të mësojnë”, tha Nagavci.

    Tutje, Ymeri tha se Nagavci po dëshiron edhe të jetë ministre edhe kryetare e SBASHK-ut.

    “Është bë një diskriminim ndaj mësimdhënësve, ne e përshëndesim çdo vendim që pagat e shtatorit të procesohen. Kryesia e ka të njëtin kredibilitet, ministrja po don edhe me ka kryetare e SBASHK-ut edhe ministrë këta nuk ja lejon ligjin”, tha ai në Context të ATV-së.

    Ndërsa sa i përket diskutimeve për kontratën kolektive ai tha së Ministrja bën shkelje nëse nuk i procedon pagat duke e quajtur ministren juriste të dobët, shkruan Insajderi.

    “Orët nuk zëvendsohen, ministrja duhet ta lexojë kontratën kolektive, ministrja ka qëllim më i inatos SBAShk-un. Në bazë të asaj që po thotë ministrja kishte është më profesion jurist atëherë i them që është jurist e dobët”pohoi Ymeri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark