Faqja Town and Country Mag i sjell disa prej gjërave më të rëndësishme që duhet mbajtur mend nëse futeni në lidhje më serioze me partnerin tuaj, transmeton “Koha Ditore”.
Kurrë mos harroni ta pyesni partnerin se si e ka kaluar ditën. Këto gjëra nuk fillojnë ta humbasin vlerën nëse pyetni për to çdo ditë. Në fund të ditës, kur përmblidhen përshtypjet, mos harroni ta pyesni partnerin tuaj se si ndihet, nëse është i/e lodhur ose çfarë i ka ndodhur atë ditë. Bëjani me dije se ju intereson, madje edhe dëgjoni problemet më të imëta. Kjo do të thotë shumë për partnerin tuaj.
Disa grindje janë vetëm grindje, ato nuk kanë nevojë të çojnë në ndarje. Edhe pse kjo tingëllon e pabesueshme, kjo është konfirmuar nga shumë çifte jetëgjatë. Është e mundur që të jeni shumë të dashuruar me dikë dhe në të njëjtën kohë të zemëruar me të. Grindjet nuk kanë nevojë ta nënkuptojnë fundin. Çiftet që mbeten në lidhje edhe pas grindjeve e zgjedhin njëri-tjetrin dhe përpiqen ta zgjidhin sa më mirë konfliktin.
Lidhjet sjellin obligime! Edhe pse ndoshta nuk ju pëlqen të shikoni ndeshje ose të dilni çdo të premte mbrëma, ndonjëherë duhet të bëni gjëra të tilla meqë kjo do ta bëjë partnerin tuaj të lumtur. Për partnerin do të thotë shumë që ju ka juve pranë vetes në momentet në të cilat ai është i plotësuar dhe i lumtur, dhe fakti që e keni bërë të lumtur ia vlen shumë.