×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sektori i pakënaqur me qeverinë – dalin me konferencë për media

    Insajderi
    02 November 2022 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mban sot konferencë për media, lidhur me vendimin e qeverisë për ndarjen e mjeteve dhe kushtëzimi për punëtorët e sektorit privat.

    Konferenca fillon në ora 10:00 dhe mbahet në zyrat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, në Breg të Diellit.

    Në njoftimin e Dhomës bëhet e ditur se detaje lidhur me temën do të jepen gjatë konferencës.

    Në fillim të muajit shtator qeveria, në kuadër të Pakos për Përballjen me Inflacionin, mori vendim për subvencionimin prej 50 për qind të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e këtij sektori. Kjo masë është paraparë të zgjasë për tre muaj.

    Të zëshëm kundër këtij vendimi kanë qenë nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, duke thënë se punëtorët kanë mbetur nën mëshirën e bizneseve.

    Qeveria e Kosovës ende nuk ka ofruar ndonjë shifër të saktë se sa punëtorë të këtij sektori kanë pranuar pagë me rritje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark