×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sekuestrohen armë zjarri dhe arrestohen disa persona në Prishtinë

    Insajderi
    20 May 2023 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri, derisa janë shoqëruar në stacione policore disa persona.

    Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se sekuestrimi i armëve është kryer në dy lokacione të ndryshme.

    “Sekuestrohen dy armë zjarri në rajonin e Prishtinës. Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, janë sekuestruar armë dhe janë shoqëruar në stacione policore disa persona. Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme. Në rastin e parë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe të dyshuarit policia ka gjetur dhe sekuestruar. Një revole të tipit ZORAKI, si dhe,Pesë copë fishekë. Ndërkaq në rastin e dytë në rrugën e Pejës në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe disa të dyshuarve policia ka gjetur dhe sekuestruar. Një revole me gaz, Gjashtë copë fishekë, Dy thika, si dhe Dy Shkopinj druri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Njëherit, kanë njoftuar se ndaj personave të dyshuar, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, në të dyja rastet është inicuar hetim në drejtim të veprës penale “mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark