×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen dy pushkë e mbi 200 fishekë në një shtëpi në Suharekë, policia jep detajet

    Insajderi
    09 January 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Vraniç të Suharekës. Aty ka sekuesturar dy pushkë dhe mbi 200 fishekë, shkruan Insajderi.

    Policia njofton se me datë 09.01.2024, në  koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vraniç të Suharekës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar :

    -Një Pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike .

    -Një pushkë gjysmë automatike me dylbi  dhe 

    -Dyqind e nëntë (209) fishek te kalibër 7.62 mm.

    Njoftimi i plotë:

    Në Vraniç të Suharekës sekuestrohen 2 (dy) Pushkë dhe 209  fishekë

    Prizren, 09 Janar 2024

    Disa muaj më herët, Sektori I Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës nëpërmjet rrugëve operative ka pranuar një video regjistrim ku shihet një sasi e konsiderueshme e municionit.

    Pas hetimeve preliminare është  arritur që të  identifikohet i  dyshuari.

    Me datë 09.01.2024, në  koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vraniç të Suharekës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar :

    -Një Pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike .

    -Një pushkë gjysmë automatike me dylbi  dhe 

    -Dyqind e nëntë (209) fishek te kalibër 7.62 mm.

    I dyshuari ne deklaratën e tij  ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat I kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.

    Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    Në të këtë rast janë sekuestruara armët dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark