×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 13 mijë euro në Karaqevë

    Insajderi
    20 December 2023 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandën me mallra që po vinin nga Serbia dhe synim e kishin tregun e Kosovës.

    Në Karaqevë të Epërme është ndaluar një automjet dhe pas kontrolleve janë gjetur 1005 kg foli plastike, për të cilat nuk kishte asnjë dokument.

    “Sipas mbishkrimeve malli dyshohej se ishte me origjinë nga Serbia (vlera e mallit sipas tregut është mbi 13.000 €)”, thuhet në një komunikatë.

    Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark