×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sekuestrohen për një muaj eskavatorë e kamioni në vlerë rreth 300 mijë euro

    Insajderi
    30 September 2022 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre eskavatorë dhe një kamion transportues në vlerë rreth 300 mijë euro, janë sekuestruar me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, shkruan Insajderi.

    Sekuestrimi është bërë për shkak dyshimit se është kryer vepra penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë bëri me dije se gjatë periudhës kohore gusht-shtator 2022, ka parashtruar tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, të cilat janë aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

    “Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tri (3) eskavatorë dhe një (1) kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro, për shkak të dyshimit të bazuar se janë përdorur në kryerjen e veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”, nga neni 338, paragrafi 1, të KPRK –së”, bëhet me dije nga prokuroria.

    “Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, për ndotjen dhe degradimin e mjedisit, dhe inkurajon qytetarët që rastet e tilla të raportohen, me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark