×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sekuestrohen përsëri armë, municion dhe pajisje ushtarake në zonën që e kishin shfrytëzuar terroristët në Zveçan

    Insajderi
    30 September 2023 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se sot është vërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveçan.

    “Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe aktiviteteve policore, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ka vazhduar kontrollin dhe krehjen e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terrorist”.

    Policia njofton se janë konfiskuar antiplumb, karikator me 30 fishek, kapelë dhe doreza, maskë ngjyrë e gjelbërt, maskë tjetër, antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek, çantë e vogël për brez, pjesë e sipërme e uniformes, antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek, armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek, një rrip, dy karikator me nga 30 fishek.

    Po ashtu, u konfiskuan armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek, gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore, armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,  armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,  armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,  radio lidhje motorol,  zollë, kapelë ngjyrë ushtarake,  një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,  një karikator, radio lidhje, xhakete shiut dhe një pako me cigare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark