×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Selam Telallit të Beogradit”, Bislimi i kundëpërgjigjet vizitës së Shqiprim Arifit në firmën në Amerikë

    Insajderi
    14 October 2023 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi iu është kundërpërgjigjur kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit, pasi ky i fundit e thumboi dhe e akuzoi rëndë sot gjatë vizitës në SHBA. Arifi tha se nuk e gjeti as Bislimin, e as kompaninë e tij që merren me lobim për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

    Faton Bislimi në një prononcim për Gazetën Insajderi e quajti Arifin “telall të Beogradit“, derisa tha se deklaratat e kreut të Preshevës janë vazhdmësi e punës antikombëtare.

    Krejt çka mundem të them është se këto janë veçse vazhdimësi e punës antikombëtare te telallit te Beogradit! Sa here që në arrijmë suksese kulmore për Luginën, ky tenton te baltos gjithçka. Së fundi ishte shpërfaqja zyrtare e preokupimit amerikan për çështjen e Luginës nga Përfaqësuesja Speciale e SHBA-ve në Konferencën e OSBE-se në Vashavë me 11 tetor“, tha ai.

    Tutje, Bislimi tregoi se e ka paditur për shpifje Arifin dhe se do t’ia shtoj edhe këto prova të fundit

    Unë i kam reaguar njëherë zotnis në fjalë me një shkrim të titulluar “Selam Telallit te Beogradit” dhe s’mund te merrem më me të! E kam paditur edhe për shpifje dhe asaj padie do t’i shtohen edhe këto prova të fundit. Kemi pune shumë më të mëdha e me të rëndësishme kombëtare për të bërë! Ky le ta vazhdon misionin e tij antikombëtar në vijë me Vulinin e Vuçiqin, e ne do e vazhdojmë punën tonë për vëllezërit e motrat tona në Luginë të Preshevës dhe për kauzën e tyre kombëtare“, u shpreh Bislimi për Insajderin.

    Kujtojmë se, kryetar i Preshevës edhe më herët kishte akuzuar për “korrupsion” Faton Bislimin, ish-anëtar i kryesisë së LDK-së.

    Ai tha se Qeveria e Kosovës ka autorizuar Faton Bislimin për të dërguar një grup politikanësh nga Lugina e Preshevës për në SHBA, duke marrë 142 mijë euro prej 2 milionë sa janë ndarë nga Qeveria.

    Ai kishte akuzuar Besnik Bislimin për ndikim.

    “Pak përpara se me u organizu tripi për Amerikë e ka hapur një adresë postare, një adresë fake, një kompani e cila nuk ka zyre e lërë më licencë zbatimi për lobim. Fatoni i ka pranu 142 mijë euro prej 2 milionëve për me i dërgu njerëzit atje pa licencë për shkak të lidhjes së tij me Besnikun. Edhe kjo është pjesë e kallëzimit penal”, kishte thënë Arifi në Pressing.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark