Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Brahim Selimaj ka marr mbështetje nga “Shoqata e Gjahtarëve”.
Selimaj ka falenderuar qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme në Pejë dhe Prishtinë.
Ai është shprehur se mbështetja për LDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit është mbështetje për Kosovën stabile.
“Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme që na jepni Prishtinë dhe Peja, përkatësisht (Shoqata e Gjahtarëve) dhe në shkollën “Asdreni”. Mbështetja ndaj LDK-së, është mbështetje për një Kosovë, më stabile dhe me një zhvillim ekonomik shumë më të qëndrueshëm” – shkroi ai.