×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimaj: Në vitin 2020 kemi pasur humbje të mëdha ekonomike

    Insajderi
    12 February 2021 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Brahim Selimaj, ka deklaruar se pandemia ka ndikuar shumë në rënien ekonimike.

    Sipas tij, viri 2020 është shënuar me humbje të mëdha.

    “Ne e dimë se në vitin 2020 kemi pasur humbje të mëdha ekonomike të cilat pandemia i ka krijuar dhe dashtë e pa dashtë është dashur që të respektohet ligji”.

    Brahimaj ka kërkuar që të gjithë qytetarët të tregohen vigjilent sa i përket parandalimit të infekrtimit me covid 19.

    “Tani në këto zgjedhje që jemi, duhet të jemi vigjilent secili qytetar për vetveten, por a mund të parandalohet pandemia ashtu siç po kërkohet? Është e pamundur për shkak të fluksit të madh dhe kohës  së shkurtër për zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark