×
Zgjedhjet 2021

Selimi: Aleanca ishte zëri i kundërshtimit sa herë është rrezikuar sovraniteti dhe integriteti i vendit

Insajderi
08 February 2021 - 19:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi ka numëruar rastet kur Aleanca i ka dalë në mbrojtje vendit, sa herë që është rrezikuar integriteti dhe sovraniteti i Kosovës.

Ai ka përmendur heqjen e reciprocitetit, kundërshtimit për rrëshqitje në dialog teknik gjatë negociatave në Bruksel, mbrojtjen e Ujmanit, e të tjera.Po ashtu Selimi theksoi,  se sa i përket Taskforcës, ka qenë i vetmi ministër që nuk e ka përkrahur shuarjen e së njëjtës.

Postimi i plotë:

 Sa herë që janë rrezikuar integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, Aleanca ka qenë zëri i kundërshtimit dhe çdoherë i ka dalë në mbrojtje vendit.✅

Kur u hoq reciprociteti ndaj Serbisë, ne votuam kundër me ngulm✅

Si i deleguar i Aleancës, kam kundërshtuar rrëshqitjen në dialog teknik në Bruksel✅

Dola kundër vendosjes së masave restriktive për mbylljen e gastronomisë✅

Duke i dalë në mbrojtje Ujmanit, Aleanca në Washington DC me ngulm ishte kundër trajtimit i cili i bëhej integritetit territorial të Republikës së Kosovës✅

Si zë i luftës kundër korrupsionit, nuk e kam votuar shuarjen e Taskforcës Anti-KorrupsionAleanca gjithmonë në mbrojtje të Kosovës!

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark